Një takim vëllazëror me kryetarin e komunës së Bogovinës.
Së bashku me kryetarin e këshillit z.Sejdi Nebiu, sekretarin e komunës z.Elmaz Iseni, anëtarë të stafit komunal, sot realizuam vizitë në komunën e Bogovinës ku me shumë respekt u pritëm nga kryetari z. Besnik Emshiu.
Në këtë takim përpos karakterit miqësor që kishte, gjithashtu biseduam edhe rreth situatës momentale të dy komunave, çështjeve dhe problemeve që i kemi të ngjashme duke ndarë ide, mendime për zgjidhjen e të njejtave.