Takim me banorët e fshatit Grushinë

Sot kemi realizuar një takim me banorët e Grushinës me ç’rast kemi biseduar për shumë çështje me theks të veçantë problemin e ujit I cili është ndërprerë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike tek pompa e ujit me arsyetimin se nuk janë paguar faturat.

Në takim bashkë me këshilltarët komunal dhe me banorët është shqyrtuar në detaje problemi me mungesën e ujit.

Në këtë takim nga ana e banorëve janë deleguar tre përfaqsues dhe më pas bashkarisht me ata kemi realizuar një takim me përfaqësuesit e EWN për të marrë informacione burimore lidhur me problemin në fjalë.

Fillimisht kemi arrit që të sqarojmë burimin e problemit që ka ardhë si pasojë e keqmenaxhimit të situatës nga ana e EWN por sigurisht se bashkarisht me të gjithë palët shpresojmë që shumë shpejt të gjejmë një zgjidhje për problemin e ujit.

Sa për informim të opinionit e sidomos banorëve të Grushinës, duhet theksuar se vitin e kaluar Kryetari Ridvan Ibraimi ju ka propozuar banorëve të Grushinës që ujësjellësi i Grushinës të merret në menaxhim nga ana e Komunës,por përfaqësues të Grushinës nuk janë pajtuar me arsyetimin se investimi ka qenë privat i banorëve,kurse në takimin e sotshëm Kryetari Ibraimi ju ka kërkuar banorëve të Grushinës që sa më parë të formojnë bashkësinë lokale dhe të vijnë me një vendim konkret lidhur me menaxhimin e rrjetit të ujësjellësit në të ardhmen nëse do të menaxhohet nga vet banorët ose do t’a merr Komuna në menaxhim.

Mbetemi në komunikim të përhershëm me banorët e Grushinës dhe kompaninë EWN për të gjetur një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur që të kthehet furnizimi me ujë për banorët e Grushinës.

Me respekt

Shërbimi për informim publik i Komunës Haraçinë