Ky projekt është rezultat i angazhimit tonë që nga viti 2023, kur u përgatit dokumentacioni teknik dhe u aplikua për financim përmes mjeteve të Bankës Botërore.
Rruga është ndërtuar sipas standardeve të Bankës Botërore dhe përbën një arritje të rëndësishme për banorët e kësaj lagjeje, të cilët në të kaluarën janë përballur me dëme të shumta për shkak të mungesës së kushteve adekuate, madje disa herë edhe me përmbytje.
Besoj se me realizimin e këtij projekti kemi dhënë një zgjidhje të qëndrueshme për këtë problem shumëvjeçar. Shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjithë ata që kontribuan në përfundimin me sukses të këtij investimi.





