Sot kam nënshkruar gjithsej 9-të kontrata që kanë të bëjnë kryesisht me kanalizimin fekal dhe atmosferik.

Të nderuar qytetarë të Komunës Haraçinë

Sot kam nënshkruar gjithsej 9-të kontrata që kanë të bëjnë kryesisht me kanalizimin fekal dhe atmosferik.

Përpilimi i projekteve është baza kryesore për përfitimin e mjeteve financiare, prandaj Komuna e Haraçinës mund të mburret me projektet e përpiluara për secilën problematikë dhe nevojë të qytetarëve.

Vendimtare për përfitimin e këtyre mjeteve ka qenë përgatitja me kohë e projekteve nga ana e Komunës sonë.

Dëshmi për këtë është numri i shumtë i projekteve që Komuna jonë i ka fituar nga organizata të ndryshme ndërkombëtare si USAID, UNDP, Bashkim Evropian, (IPA dhe IPARD) bashkpunimi ndërkufitar me komunat si: Rahovecin, Malishevën dhe Bujanocin, OH Kalliri i Mirësisë, Qendra Për zhvillim rajonal e Sllovenisë , ambasada të ndryshme e shumë shoqata të tjera.

Prandaj me shumë kënaqësi ju informojmë se projektet për të cilat sot kemi nënshkruar kontrata janë:

1. Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit fekal dytësore në Haraçinë (krahu 1. Krahu 6, krahu 25, krahu 88,89,90,93,94,dhe 95)

2. Ndërtimi i trotoarit dhe kanalizimit atmosferik rruga 14

3. Ndërtimi i një pjesë të kanalizimit atmosferik në rrugën 10

4. Ndërtimi shtegut për këmbësorë dhe rregullim i hortikulturës në rrugën 18

Të dashur qytetarë, kemi edhe shumë projekte të gatshme për gjitha vendbanimet e Komunës Haraçinë dhe në shpalljen e radhës në fillim të vitit 2025 jemi të përgatitur maksimalisht në aspekt të dokumentacionit që projektet tona t’i kalojnë të gjitha filtrat e nevojshme deri në fazën finale dhe sigurimin e mjeteve të nevojshme finansiare për realizimin e tyre.

Faleminderim për të gjithë që kanë kontribuar për punë të mira dhe në shërbim të qytetarëve.