Sot, bashkë me Islamic Relief dhe Kallirin e Mirësisë kemi bërë përurimin e fillimit të projektit për rekonstruim të tërësishëm të rrjetit të ujësjellësit për pjesën e poshtme të vendbanimit Haraçinë.

Të nderuar qytetarë

Kemi filluar me rekonstruimin e rrjetit të ujësjellësit me sistem të digjitalizuar dhe shumë modern

Sot, bashkë me Islamic Relief dhe Kallirin e Mirësisë kemi bërë përurimin e fillimit të projektit për rekonstruim të tërësishëm të rrjetit të ujësjellësit për pjesën e poshtme të vendbanimit Haraçinë.

Ky projekt do të realizohet në bashkëpunim me Kallirin e Mirësisë dhe Organizatën Islamic Relief.

Me këtë rast Kryetari i Komunës Haraçinë Ridvan Ibraimi ka faleminderuar përfaqësuesit e Islamic Relief znj.Albulena Gashi dhe Drejtorin e Kalliri i Mirësisë Nexhati Lika për mbështetjen e vazhdueshme në shumë sfera si ekologji, mbrojtje sociale dhe shëndetësi përfshirë tre fazat e realizimit.

Qasja e integruar drejt zhvillimit të qëndrueshëm për komunën e Haraçinës.

( Pjesa e II e fazës së I )

Kjo fazë e projektit përfshinë:

Instalimin e rrjetit të ujësjellësit dhe instalimi i ujmatësit.

680m rrjet të rri të ujësjellësit

Rregullatorë të ujit

Valvula të ujit

200 ujmatës për 200 shtëpi

Projektet zhvillimor në Komunën e Haraçinës do të vazhdon edhe në fazat tjera përfshijnë edhe investime në shëndetësi.