Ridvan Ibraimi ka pritur në takim Kryetarin e Komunës Dibër ztr.Hekuran Duka dhe Kryetarin e Komunës së Tearcës ztr.Nuhi Neziri

Të nderuar qytetarë

Në cilësinë e nikoqirit sot Kryetari Ridvan Ibraimi ka pritur në takim Kryetarin e Komunës Dibër ztr.Hekuran Duka dhe Kryetarin e Komunës së Tearcës ztr.Nuhi Neziri të shoqëruar nga Sekretarët e Komunave dhe Drejtorët e Ndërmarrjeve publike nga Dibra dhe Tearca.

Komuna e Haraçinës sot ka organizuar punëtori një ditore me qëllim shkëmbimi të përvojave sidomos për pjesën e projekteve që lidhen me përfitim të investimeve nga IPA-fondet me theks të veçantë projektet për bashkëpunim ndërkufitar.

Komuna e Haraçinës ka një përvojë në këtë fushë nga bashkëpunimi i suksesshëm me Komunën e Rahovecit nga Republika e Kosovës dhe sot këtë përvojë përmes një puntorie i është përcjellur miqëve nga Dibra dhe Tearca,por sigurisht se Komuna e Haraçinës ka përfituar shumë nga e përvojat e tyre.

Kryetari Ibraimi me homologun Hekuran Duka dhe Nuhi Neziri të shoqëruar edhe nga Drejtorët e ndërmarrjeve publike dhe sekretarët kanë shkëmbyer përvoja në aspekt të funksionimit të Ndërmarrjeve Publike si dhe menaxhimit të mbeturinave dhe planet për të ardhmen.

Sot gjithashtu Kryetarët Ibraimi,Duka dhe Neziri kanë vizituar edhe Varrezat e Dëshmorëve në Kompleksin memorial në Haraçinë,me ç’rast kanë bërë homazhe në shenjë respekti për veprën sublime të Dëshmorëve gjatë konfliktit të vitit 2001.