Për vizitë në hapësirat e komunës tonë ishte z. Resmi Ejupi – Sekretar shtetëror në Ministrinë e punës dhe politikës sociale

Për vizitë në hapësirat e komunës tonë ishte z. Resmi Ejupi – Sekretar shtetëror në Ministrinë e punës dhe politikës sociale, së bashku me bashkëpuntorët e tij z. Shkëlzen Disha si dhe z. Rasim Limani.

Si temë diskutimi ishin rrjedha dhe përfundimi i fazës së parë dhe të dytë të çerdhes në komunën tonë, si dhe u inspektua nga afër zhvillimi i punimeve në këtë çerdhe.

Gjithashtu u bisedua edhe për mundësinë e hapjes të një qendre ditore për fëmijë me nevoja të veçanta dhe për avansimin e të drejtave dhe shërbimeve sociale.