Njoftim
NKP ,,Ambienti” -Komuna e Haraçinës
Në bazë të inspektimit dhe informacioneve të marra nga qytetarët pas reshjeve të shiut të djeshëm kemi evidentuar pikat kritike me ç’rast sot kemi përpiluar një plan operativ-ditorë në bazë të cilit po punohet intensivisht dhe pandërprerë.
Janë angazhuar të gjithë punëtorët e ndërmarrjes komunale me qëllim të sanimit të dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut.
Mbetet edhe më tutje thirrja permanente për kujdes nga ana e qytetarëve që mbeturinat të mos hudhen vend e pa vend.
Ju lutemi përmbajuni udhëzimeve të NKP ,,AMBIENTI” që së bashku të ruajmë pastërtinë dhe ambientin e pastërt.
Me respekt
NKP ,,AMBIENTI” -Komuna e Haraçinës.