Njoftim
Të nderuar qytetarë
Pas përpjekjeve disa mujore,prej sot Ndërmarrja Komunale Npk ,,Vodovod Araçinovo” edhe zyrtarisht do të mbajë emrin Npk ,,Ambienti”
Është me rëndësi të ndajmë me ju edhe një informacion se gati më shumë se 8 vite në të kaluarën ndërmarrja ka qenë e bllokuar dhe me shumë borxhe,kurse sot jemi ndërmarrje funksionale me zero borxhe.
Po vazhdojmë të ju qëndrojmë besnikë parimeve që nëse edhe një punë të vetme ta bëjmë,por t’a bëjmë mirë dhe afatgjate sepse kështu vendosim themele të funksionimit konform standardeve dhe ligjeve ashtu siç veprojnë bota e civilizuar dhe përparuar.
Sot, lirisht mund të themi se jemi një shembull se si duhet të funksionojë një institucion në shërbim të qytetarëve.
Me respekt: Ndërmarrja Komunale ,,Ambienti” Haraçinë
Shërbimi për informim i Komunës së Haraçinës