Një vizitë e veçantë sot në komunën tonë.
Një grup prej njëzet nxënësish nga Shkolla Shqipe në Brilon të Gjermanisë të udhëhequr nga përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme të Diaspores nga Republika e Kosovës, znj.Burbuqe Matoshi dhe znj.Barbana Sekiraqa si dhe të shoqëruar nga mësueset e tyre znj. Negjmije Reçica, ishin mysafirët tanë të cilët i pritëm së bashku me sekretarin e komunës z Elmaz Isenin, kryesuesin e këshillit z.Sejdi Nebiun dhe stafin e administratës komunale.
Fillimisht u ndalëm në godinën e Komunës, ku u njoftuan me historinë e Haraçinës dhe karakteristikat kryesore të Komunës sonë, dhe i falenderuam që kanë zgjedhur pikërisht Komunën e Haraçinës për t’a vizituar.
Edhe pse sot në vendin tonë ishte festë shtetërore, në bashkëpunim me drejtorin e Sh.F.K. “Gjergj Kastrioti Skënderbeu-Haraçinë “ -Xhavit Imeri, jemi kujdesur që nxënësit nga Gjermania të takohen me moshatarët e tyre nga Komuna jonë.
Mysafirët i gostitëm me ushqime tradicionale shqiptare dhe ju kemi bërë nga një dhuratë simbolike.
Gjithashtu bashkarisht vizituam edhe Kompleksin memorial ,,Varrezat e Dëshmorëve” të shoqëruar edhe nga disa familjarë të dëshmorëve, ku kemi bërë homazhe dhe më pas i përcjellëm mysafirët duke i falenderuar për vizitën me dëshirën për t’u takuar sërish në bashkëpunimet e radhës.







