Të nderuar qytetarë të Komunës Haraçinë
Në kuadër të implementimit të projektit ,,Përforcimi i Këshillave Komunal” mbështetur nga Agjencioni Zviceran për zhvillim dhe bashkëpunim, Ministria për Qeverisje Lokale, programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara, bashkë me UNDP-në dhe Komuna e Haraçinës, sot në hapësirat e Shkollës ,,Gjergj Kastrioti – Skenderbeu” u zhvillua faza e dytë e projektit në fjalë me ç’rast u zhvillua një punëtori ku morën pjesë qytetarë nga profile dhe institucione të ndryshme lokale.
Jemi jashtëzakonisht të kënaqur nga interesi i treguar nga ana e qyetarëve, gjë që e vërteton edhe prezenca e tyre në punëtorinë e sotshme.
Me respekt të veçantë jemi mirënjohës për të gjithë pjesëmarrësit dhe mund të konstatojmë se është arritur qëllimi kryesor i këtij projekti siç është pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e qytetarëve në vendimmarrje me qëllim të renditjes sa më të mirë të problematikave prioritare të cilat me një angazhim të përbashkët do t’i bëjmë realitet.
Vlen të theksohet se shuma e përgjithshme e paraparë për projekte arrin vlerën e 40 mijë dollarëve, mjete këto që do të përdoren për finansim të projekte të cilat paraprakisht përmes puntorive të organizuara nga ana e UNDP-së do t’i përzgjedhim si projekte prioritare të cilat do të realizon në të ardhmen.
Në emrin tim dhe në emër organizatorëve të kësaj punëtorie, falenderoj të gjithë pjesëmarrësit duke qenë i bindur se bashkëpunimi është çelësi i suksesit tonë të përbashkët.