Në hapësirat e komunës së Haraçinës, kishim nderin dhe kënaqësinë që të mirëpresim Zonjën e Parë e Shtetit znj. Elizabeta

Me datë 25.10.2023 (e mërkurë), në hapësirat e komunës së Haraçinës, kishim nderin dhe kënaqësinë që të mirëpresim Zonjën e Parë e Shtetit znj. Elizabeta…., për ndryshe profesoreshë universitare pranë Klinikës Universitare të Stomatologjisë.

Këtë vizitë ende më tepër e zbukuruan temat e shumta dhe të ndryshme që i biseduam, si dhe mundësitë e mira për lidhjen e urave të bashkëpunimit në projekte me interes të përgjithshëm e të përbashkët. 

Me këtë rast bashkërisht vizituam shkollën komunale “Bajram Shabani” në vendbanimin Grushin. Dr. Elizabeta bashkë me ekipin e saj të stomatologëve realizuan kontrollime preventive të shëndetit oral për nxënësit e kësaj shkolle. 

Në emrin tim dhe e të gjithë qytetarëve të komunës së Haraçinës, falënderuam Zonjën e Parë e Shtetit për vizitën e bërë, të bindur në bashkëpunimin edhe në të ardhmen, dhe se gjithmonë dot jemi në shërbim të interesit të përgjithshëm për banorët e komunës së Haraçinës.

Komuna e Haraçinës mbetet e hapur për bashkëpunim me të gjitha institucionet dhe autoritetet në vend, të cilët kanë gatishmëri që të shtrinë dorën e bashkëpunimit me qëllim të realizimit të synimeve tona të larta, përmirësimi dhe avancimin e kushteve sa më të mira për jetesë për qytetarët tanë.