Ndërtimi i trotoarit bashkë me shtigjet për këmbësorë dhe biçikleta përgjat rrugës regjionale,më sakt në rrugën 1

Të nderuar qytetarë të komunës Haraçinë

Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se kemi filluar me ndërtimin e trotoarit bashkë me shtigjet për këmbësorë dhe biçikleta përgjat rrugës regjionale,më sakt në rrugën 1, nga Shkolla Gjergj Kastrioti Skenderbeu në drejtim të qendrës dhe do të vazhdojmë deri tek zona e mobiljeve në dalje të vendbanimit Haraçinë.

Në fakt,ky projekt është vazhdim i projektit të premtuar për ta shëndrruar rrugën 1 në një bulevard të vërtet,me idenë që Haraçina t’i ngjajë një qyteze.

Të nderuar qytetarë, vetëm fjala e mbajtur mund dhe e meriton të quhet premtim, të tjerat mbeten fjalë boshe.

Kryetari i komunës bashkë me administratën komunale dhe qytetarët, dalëngadalë po arrijmë të përmbushim premtimet e dhëna.

Jemi të kënaqur me dinamikën e punëve që po realizohen për çdo ditë e për këtë meritorë jeni ju qytetarë të nderuar për bashkëpunimin që kemi në drejtim të realizimit të premtimeve, premtime që kanë peshën dhe rëndësinë e një amaneti..

✅më shumë investime

✅më shumë siguri për këmbësorë