Me shumë kënaqësi ju njoftojë se kemi filluar me punë për zgjerimin e rrugës së Varrezave,nga rruga regjionale deri tek Kompleksi Memorial i Dëshmorëve dhe Varrezave të Haraçinës

Të nderuar qytetarë të Komunës Haraçinë

Me shumë kënaqësi ju njoftojë se kemi filluar me punë për zgjerimin e rrugës së Varrezave,nga rruga regjionale deri tek Kompleksi Memorial i Dëshmorëve dhe Varrezave të Haraçinës.

Fillimisht po bëhet zgjerimi i rrugës nga 3 metër që ka qenë deri tani, kurse në të ardhmen kjo rrugë do të jetë e gjerë 6 metra dhe dykahëshe.

Kjo ndërhyrje do të lehtësojë dukshëm lëvizjen deri tek Varrezat.

Punët do të zhvillohet në dy faza, kurse faza e parë veç më ka filluar dhe po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë në projekt.

Fillimisht po bëhet zgjerimi I rrugës, kurse materiali (dheu) po përdoret për mbulimin e deponisë e cila është pastruar ditë më parë.

Mbetemi të përkushtuar dhe angazhuar me këmbëngulje për të realizuar premtimet tona, por sigurisht që bashkëpunimi me ju të dashur qytetarë është shumë i rëndësishëm dhe vendimtarë për të pasur sukses.

#PremtimetJepenPërTuMbajtur

#PunojmëNëInteresTëKomunës