Manifestimin e organizuar nga Shkolla Gjergj Kastrioti Skënderbeu për nderë të 7 Marsi,,Dita e Mësuesit”

Kryetari i komunës Ridvan Ibraimi i shoqëruar nga Drejtorët Xhavit Imeri dhe Refik Saliu sot kanë marrë pjesë në Manifestimin e organizuar nga Shkolla Gjergj Kastrioti Skënderbeu për nderë të 7 Marsi,,Dita e Mësuesit”

Kryetari i komunës Haraçinë Ridvan Ibraimi ka faleminderuar Drejtorin Xhavit Imeri për organizimin dhe me këtë rast ka uruar të gjithë punonjësit e arsimit për këtë ditë të veçantë duke ju shprehur mirënjohje për punën dhe angazhimin e tyre në edukimin e gjeneratave.

Kryetari Ibraimi gjithashtu ka shprehur gadishmërinë dhe vendosmërinë e tijë për të punuar sa më shumë në ngritjen e cilësisë së arsimit paralelisht dhe me investime në infrastrukturë gjë të cilën Komuna në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit po e bën çdo ditë.

Urime të dashur Mësues/e

Me respekt: Komuna Haraçinë