Mbështetja ndaj iniciativave në shërbim të qytetarëve mbetet prioritet i yni.

Sot mirëprita përfaqësuesit e shoqatës humanitare “El Hilal”, me të cilët zhvilluam një takim konstruktiv për forcimin e bashkëpunimit me sektorin civil. Gjatë takimit, u dakorduam për hapa konkretë drejt një bashkëpunimi të qëndrueshëm, përfshirë edhe nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi për realizimin e projekteve të përbashkëta në shërbim të qytetarëve. Në shenjë respekti për […]
Sot pranuam një donacion nga Drejtori, z. Ali Ismaili dhe Zëvendësdrejtori, z. Besnik Ramadani, të dedikuar për punonjësit e Ndërmarrjes Publike Komunale “Ambienti”.

Sot pranuam një donacion nga Drejtori, z. Ali Ismaili dhe Zëvendësdrejtori, z. Besnik Ramadani, të dedikuar për punonjësit e Ndërmarrjes Publike Komunale “Ambienti”. Donacioni përfshin garderobë pune dhe çizme për të gjithë punëtorët e NPK “Ambienti”, me qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e sigurisë së tyre në punë. I falënderoj sinqerisht për […]
Komunë n’Punë!
Nuk ndalet puna në shkollat ku mësojnë fëmijët tanë të dashur.

Nuk ndalet puna në shkollat ku mësojnë fëmijët tanë të dashur. Sot në SH.F. ‘Abdyl Frashëri’, duke punuar për përmirësimin e kushteve për nxënësit tanë. Hap pas hapi drejt kushteve më të mira dhe më të sigurta. Investimi në shkolla është investim në të ardhmen.
Sot, Kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, realizoi një takim me Kryetarin e Komunës së Likovës, z. Erkan Arifi.

Sot, Kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, realizoi një takim me Kryetarin e Komunës së Likovës, z. Erkan Arifi. Gjatë këtij takimi u diskutua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy komunave, me fokus në iniciativa dhe projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Si dy komuna fqinje, të lidhura si në […]
Sot, Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, zhvilloi një takim me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin për Çështje Evropiane, z. Bekim Sali.

Sot, Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, zhvilloi një takim me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin për Çështje Evropiane, z. Bekim Sali. Gjatë këtij takimi u diskutua për projekte konkrete dhe prioritetet e Komunës së Haraçinës, me fokus në përmirësimin e kushteve për qytetarët dhe zhvillimin e mëtejshëm të komunës. Bashkëpunimi institucional mbetet […]
Sot isha në terren, duke ndjekur nga afër nisjen e punimeve për rregullimin e Rrugës 11, një projekt i rëndësishëm që përfshin ndërtimin e kanalizimit atmosferik dhe rikonstruktimin e plotë të rrugës.

Sot isha në terren, duke ndjekur nga afër nisjen e punimeve për rregullimin e Rrugës 11, një projekt i rëndësishëm që përfshin ndërtimin e kanalizimit atmosferik dhe rikonstruktimin e plotë të rrugës. Apel për banorët: Lusim të gjithë qytetarët që të përfundojnë me kohë të gjitha ndërhyrjet e nevojshme, si lidhjet në kanalizim apo punë […]
Kemi furnizuar një pjesë me energji elektrike dhe kemi vendosur shtylla.

Tani do të vazhdojmë me sigurimin e ndriçimit për Parkun e Haraçinës, varrezat e dëshmorëve, stacionin e riciklimit dhe stadiumin, ku së shpejti fillojnë punimet. Po zgjerojmë hapësirat në komunë, duke krijuar kushte më të mira për qytetarët. Vazhdojmë me punë konkrete për zhvillimin e çdo pjese të komunës! Vetëm PUNË!
Sot përfunduam ndriçimin e sheshit te stacioni i fundit i autobusëve, një hapësirë që për një kohë të gjatë ishte lënë në errësirë të plotë.

Sot përfunduam ndriçimin e sheshit te stacioni i fundit i autobusëve, një hapësirë që për një kohë të gjatë ishte lënë në errësirë të plotë. Pas vitesh të tëra në errësirë, kjo hapësirë më në fund po ndriçohet siç duhet. Me këtë investim rrisim sigurinë, lehtësojmë lëvizjen dhe i japim një pamje më dinjitoze një […]