Sot, Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, zhvilloi një takim me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin për Çështje Evropiane, z. Bekim Sali.

Sot, Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, zhvilloi një takim me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin për Çështje Evropiane, z. Bekim Sali.

Gjatë këtij takimi u diskutua për projekte konkrete dhe prioritetet e Komunës së Haraçinës, me fokus në përmirësimin e kushteve për qytetarët dhe zhvillimin e mëtejshëm të komunës.

Bashkëpunimi institucional mbetet kyç për realizimin e projekteve që i shërbejnë drejtpërdrejt qytetarëve.