Fillimi i punimeve për ujësjellësin – Orllancë

Kanë filluar punimet për ndërtimin e ujësjellësit në fshatin Orllancë, me gjatësi prej 1300 metrash. Ky projekt do të sigurojë furnizim më të qëndrueshëm me ujë për banorët dhe do të përmirësojë ndjeshëm kushtet e jetesës në zonë.

Rruga 12 – Haraçinë

U përfunduan punimet në Rrugën 12 në Haraçinë, ku u realizua ndërtimi i kanalizimit fekal dhe atij atmosferik, ndërtimi i trotuarit, rikonstruktimi i plotë i rrugës si dhe vendosja e sinjalizimeve horizontale dhe vertikale. Ky projekt përmirëson ndjeshëm infrastrukturën dhe sigurinë për banorët dhe përdoruesit e rrugës.

Sot, së bashku me kandidatin për Kryetar Komune nga AKI-ja Skender Isufi kemi pritur Zv. Ministren e Transportit dhe Lidhjeve, znj. Kaltrina Zekolli, me ç’rast bëmë inspektimin e punimeve në rrugën 12, e cila është drejt përfundimit.

Ky projekt është rezultat i angazhimit tonë që nga viti 2023, kur u përgatit dokumentacioni teknik dhe u aplikua për financim përmes mjeteve të Bankës Botërore. Rruga është ndërtuar sipas standardeve të Bankës Botërore dhe përbën një arritje të rëndësishme për banorët e kësaj lagjeje, të cilët në të kaluarën janë përballur me dëme të […]

Sot kemi filluar renovimin e plotë të pjesës së brendshme të ambulancës në vendbanimin Haraçinë

Të nderuar qytetarë, Sot kemi filluar renovimin e plotë të pjesës së brendshme të ambulancës në vendbanimin Haraçinë, duke shënuar kështu përmbylljen e një bashkëpunimi shumë të suksesshëm trevjeçar me shoqatën Kalliri i Mirësisë dhe organizatën Islamic Relief. Në këtë ngjarje ishte prezent edhe drejtori i Shtëpisë së Shëndetit z. Samir Iseni. Me këtë rast, […]

Së bashku me kandidatin për Kryetar Komune, z. Skender Isufi, vizituam nga afër punimet në Rrugën 12, ku ka filluar zyrtarisht procesi i asfaltimit.

Të nderuar qytetarë, Së bashku me kandidatin për Kryetar Komune, z. Skender Isufi, vizituam nga afër punimet në Rrugën 12, ku ka filluar zyrtarisht procesi i asfaltimit. Ky ka qenë një projekt i ndërlikuar dhe i plotë, pasi standardet e Bankës Botërore janë tepër rigoroze. Me punë të vazhdueshme dhe përkushtim kemi arritur të realizojmë […]