Kryetari i Komunës së Haraçinës z.Ridvan Ibraimi priti në takim zv. Drejtorin e DAP (Drejtoria e të ardhurave publike) z.Abdul-Selam Selami

Kryetari i Komunës së Haraçinës z.Ridvan Ibraimi priti në takim zv. Drejtorin e DAP (Drejtoria e të ardhurave publike) z.Abdul-Selam Selami.

Gjat këtij takimi u bisedua për shumë çështje që na lidhin si institucione duke pasur parasysh se komunikimi dhe bashkëpunimi mes institucioneve lokale dhe ato qëndrore janë më se të nevojshme, për të arritur shërbime sa më efikase dhe projekte të qëndrueshme dhe të dobishme për qytetarët tanë dhe standart më të lartë jetësor në komunat tona. Bashkërisht biseduam për Projektin e DAP, TVSH-ja ime, ku qytetarët kanë mundësinë të bëhen partner I Institucioneve, e me kërkimin dhe skanimin e llogarive fiskale ndihmojnë buxhetin shtetëror, buxhetin e komunës, por dhe kthejnë mjetet në buxhetin e tyre familjar.