Kryetari i Komunës së Haraçinës z. Ridvan Ibraimi kishte nderin të mirëpres në një takim pune mikun tonë dhe njëkohësisht Kryetarin e Komunës së Çairit z. Visar Ganiun

Kryetari i Komunës së Haraçinës z. Ridvan Ibraimi kishte nderin të mirëpres në një takim pune mikun tonë dhe njëkohësisht Kryetarin e Komunës së Çairit z. Visar Ganiun bashkë me znj. Sermine Purrini nënkryetare e Komunës së Çairit.

Miku jonë z. Visar Ganiu erdhi për të uruar z. Ibraimin për pozitën e Kryetarit tonë dhe shprehu vullnetin e tij dhe gatishmërinë për të ndihmuar dhe bashkëpunuar me Komunën tonë në realizimin e projekteve të përbashkëta, me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe sigurimit të mirëqenies për banorët e Komunave tona.