Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, sot mirëpriti z. Murat Ajdinin, kryetarin e parë të komunës sonë, si dhe z. Ismet Ramadanin, deputetin e parë që ka përfaqësuar Haraçinën në Kuvend për katër mandate.

Gjatë takimit u zhvillua një bisedë e frytshme mbi përvojat e tyre, sfidat me të cilat është përballur komuna ndër vite dhe drejtimet e zhvillimit të mëtejshëm të vendit tonë. Në shenjë respekti, z. Ramadani i dhuroi kryetarit edhe librin e tij, një vepër me vlerë për historinë dhe kujtesën institucionale të Haraçinës. Biseda vazhdoi […]