Jemi në përfundim të projektit “Amfiteatri i hapur”, i cili realizohet përmes Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), në bashkëpunim mes qeverisë Zvicerane dhe Komunës së Haraçinës.

Të nderuar banorë të komunës së Haraçinës,

jemi në përfundim të projektit “Amfiteatri i hapur”, i cili realizohet përmes Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), në bashkëpunim mes qeverisë Zvicerane dhe Komunës së Haraçinës.

“Fuqizimi i këshillave komunale – Faza 2″, është program i financuar nga Qeveria Zvicerane dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, projekt të cilin e financon dhe e realizon Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në bashkëpunim me partnerë lokalë.

Të nderuar qytetarë, projektet kanë kuptim dhe vlejnë vetëm atëherë kur realizohen, prandaj ne kemi krijuar një standard të ri të punës, vetëm atëherë kur jemi të sigurt për realizimin e projektit, e bëjmë publike.