Në një atmosferë vëllazërore bashkarisht kemi evokuar kujtime nga e kaluara jonë e përbashkët si dy Komuna me kontribut të veçantë në momente historike për vendin dhe komunat tona në veçanti.
Bashkërisht konstatuam se mishërimi i Malishevës dhe Haraçinës ka ndodhur shumë kohë më parë,që kur shumë djem nga Maqedonia e Veriut ju bashkangjitën U.Ç. të Kosovës dhe më pas gjatë luftës së vitit 2001 në zonën e Karadakut shumë djem nga Kosova luftuan përkrah vëllezërve të tyre duke dhënë jetën për lirinë e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.
Me nikoqirin Kastrati kemi folur edhe për të ardhmen dhe u pajtuam që na takon ne me përgjegjësinë që kemi marrë nga qytetarët të ndërtojmë vendin duke krijuar kushte sidomos rinisë sonë që të mos largohet nga vendlindja.
Kemi folur edhe për gjëra konkrete me ç’rast jemi pajtuar që të formojmë ekipe pune për bashkpunim sidomos në sferën e ambientit dhe mundësinë e aplikimit të përbashkët në thirrjet e ardhshme për financim të projekteve nga komponenta IPA cros-border corporation.
Bashkë me Kryetarin Kastrati jemi dakorduar që të aplikojmë bashkarisht me projekte dhe e kam siguruar që Komuna e Haraçinës me përvojën që kemi në këtë sferë do të arrijmë qëllimet tona të përbashkëta.
Në fund, duke e faleminderuar për mikpritjen e kam ftuar Kryetarin Kastrati që të vizitoj Komunën e Haraçinës me qëllim të thellimit të bashkëpunimit.


