INVESTIME NË PROJEKTE KAPITALE NË KOMUNËN E HARAÇINËS

INVESTIME NË PROJEKTE KAPITALE NË KOMUNËN E HARAÇINËS

Të nderuar qytetarë të Komunës Haraçinë, kemi nderin të ndajmë me ju një lajm të mirë.

Ne bashkarisht po bëjmë histori, për herë të parë, që nga ekzistimi i Komunës sonë, nënshkruam një memorandum për investime në projekte kapitale shumë të rëndësishme për vendin tonë.

Pra, sot më datë 24.02.2023 (e Premte), në ambientet e Komunës së Haraçinës, kryetari i komunës së Haraçinës z. Ridvan Ibraimi kish nderin të pres një delegacion të O.H ,,Kalliri i Mirësisë” i përfaqësuar nga kryetari Nexhat Lika dhe organizata ndërkombëtare Islamic Relief – zyra për Shqipëri dhe Kosovë, e përfaqësuar nga drejtori Dr. Mohamed Soliman, me ç’rast nënshkruam marëveshje donacioni mes O.H. Kalliri i Mirësisë dhe Komunës së Haraçinës për realizimin e projektit kapital “Qasje e Integruar drejt zhvillimit të arritshëm për Komunën e Haraçinës 2023-2026” e mbështetur nga organizata ndërkombëtare Islamic Relief – zyra për Shqipëri dhe Kosovë, në vlerë prej 621.000,00 € (gjashtëqind e njëzet e një mijë euro), i cili do të përfshijë:

Fushën e WASH (Ujë – Sanitim dhe Higjienë)

Fushën e Shëndetësisë

Fushën e Blegtorisë

Projekti do të realizohet në tri faza kryesore, në kohëzgjatje prej 3 viteve vijuese.

Faza e parë do të realizohet në vitin e parë (2023-2024), në të cilën pjesë e projektit do të jenë investimet në fushën ekologjike dhe në mjete pune. Në këtë fazë të projektit, kryesisht do të koncentrohemi në pajisjen e ndërmarrjes komunale me mjete të nevojshme si dhe restaurimin e rrjetit të ujit duke përfshirë dhe depozitat e ujit.

Faza e dytë e projektit do të realizohet në vitin e dytë (2024-2025) dhe do të përfshijë investime në fushën e shëndetësisë.

Investimet në këtë fushë kryesisht kanë të bëjnë me ngritjen e nivelit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët tanë.

Meqenëse Komuna e Haraçinës është edhe komunë rurale, një ndër fushat ku do të investohet është edhe bujqësia si degë shumë e rëndësishme.

Faza e tretë (2025-2026) e projektit do të përfshijë investime në fushën e bujqësisë.

Me këtë rast, në emrin tuaj dhe të kryetarit z. Ibraimi fillimisht falënderojmë O.H Kalliri i Mirësisë për përzgjedhjen e bërë, që këtë projekt ta realizojmë në komunën tonë, investim i cili ishte më se i nevojshëm dhe shumë i rëndësishëm.

Po ashtu, falënderojmë edhe mbështetësin e projektit, organizatën ndërkombëtare Islamic Relief – zyra për Shqipëri dhe Kosovë, me shpresë se bashkëpunimi jonë i përbashkët nuk do të ndalet këtu, por do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Të vetëdijshëm për sfidat me të cilat ballafaqohemi, por ne nuk do të ndalemi këtu, do të vazhdojmë më tutje, duke bërë maksimumin e mundshëm që përmes këtyre projekteve kapitale, qytetarëve tanë t’ua ofrojmë e t’ua përmirësojmë kushtet minimale jetësore.