Haraçina komuna e parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut që do të zgjidhë problemin e mbeturinave.

Të nderuar qytetarë

Ishte kënaqësi e veçantë që në cilësinë e nikoqirit të pres në takim ztr.Smajl Latifin, Kryetar i komunës së Rahovecit nga Republika e Kosovës. Në një atmosferë shumë vëllazërore sot kemi nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit ndërkufitar në mes dy Komunave tona në kuadër të thirrjes Cross-Border Cooperation Programme Kosovo – The Republic of North Macedonia under IPA II 2019 and 2020, me projektin “Be Clean, Be Green”.

Të dashur qytetarë,

Me shumë kënaqësi sot po ndaj me Ju lajmin e mirë se Komuna e Haraçinës është lider i këtij projekti me vlerë totale 815.000 € për të dy komunat dhe prej të cilave 398.000 € janë të dedikuara për investime kapitale në Komunën e Haraçinës. Projekti parashikon ndërtimin e qendrës per selektimin dhe trajtimin e mbeturinave komunale dhe të amviserisë dhe kjo na bën ndër komunat e para në implementimin e praktikave europiane në trajtimin e mbeturinave dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Projekti do të fillojë me realizim në fillim të vitit 2024 së bashku me partnerët tanë: Komuna e Rahovecit,OJQ- ja nga Kosova, Green Art Center dhe Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional – CUIC/QMBI, nga ana e Maqedonisë së Veriut.

Në kuadër të këtij takimi, bashkë me Kryetarin Latifi, stafin e tij dhe administratën komunale kemi vizituar edhe kompleksin memorial me ç’rast kemi bërë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Haraçinë.