Festohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit

#Gëzuar7Marsin💐

Në të gjitha trevat shqiptare, sot festohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit, një ngjarje me rëndësi arsimore dhe kulturore, ku të gjithë kujtojnë mësuesit e parë të shkronjave shqipe.

Dita e Mësuesit i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve dhe në këtë ditë të gjithë së bashku nderojmë traditat më të mira të shkollës kombëtare shqipe, si dhe të figurës së mësuesit.

Sot, në shkollën tonë “Gjergj Kastrioti -Skenderbeu“ në prezencë të arsimtarëve, nxënësve dhe të prindërve, për nder të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit , organizuam një program kulturo-artistik për nder të kësaj dite historike të arsimit shqip, ditë e cila hapi dyert e diturisë për kombin shqiptar.

Mësuesit shqiptarë në çdo kohe e në çdo krahinë kanë qenë jo thjeshtë profesionistë të arsimit, por në radhë të parë ishin patriotë dhe njerëz të emancipuar, humanë dhe artistë të fushave të ndryshme.