Është pastruar një pjesë e kanalit atmosferik duke filluar nga kufiri komunal mes Komunës Haraçinë dhe Komunës së Ilindenit.

Të nderuar qytetarë të Komunës Haraçinë

Kemi pastruar një pjesë të kanalit atmosferik duke filluar nga kufiri komunal mes Komunës Haraçinë dhe Komunës së Ilindenit.

Pjesa e parë e pastrimit përfundon sot dhe përfshin një gjatësi prej 1.1 km që mbaron në hyrje të Haraçinës.

Pjesa e dytë sipas dinamikës është planifikuar të pastrohet në fund të korrikut që përfshin pjesën brenda vendbanimit Haraçinë në gjatësi prej 2 km që përfundon në kufirin perëndimor të Komunës Haraçinë.

Është me rëndësi të theksohet se për her të parë Komuna e Haraçinës ka lidhur marrëveshje vjetore me ndërmarrjen ,,AD Vodostopanstvo -Skopje” për mirëmbajtje dhe pastrim të rregullt të kanalit që kalon përmes vendbanimit Haraçinë.