Ekipi i Ndërmarrjes Komunale të Ujësjellësit, ç‘do ditë përballet me probleme të shumta në rrjetin e ujësjellësit

Vazhdojmë me sanimin e defekteve të rrjetit të ujësjellësit.

Ekipi i Ndërmarrjes Komunale të Ujësjellësit, ç‘do ditë përballet me probleme të shumta në rrjetin e ujësjellësit, defektet janë nga më të ndryshmet dhe për sanimin e defekteve është e patjetërsueshme ndërprerja e ujit dhe në kohë sa më të shpejtë mundohen që ti sanojnë.

Gjithashtu informojmë qytetarët e vendbanimit Haraçinë se siguruam POS terminal për pagesën e faturave të ujësjellësit ku tani mundë ti kryejni detyrimet edhe në hapësirat e komunës.

Shërbimi për informim i Komunës së Haraçinës