Drejtori Driton Nebiu për bashkëpunimin që kemi si Komunë e sidomos me ndërmarrjen publike, sot na dorëzoi këtë donacion të rëndësishëm për ngritjen e kapaciteteve të NPK AMBIENTI

Të nderuar qytetarë të komunës Haraçinë

Sot kemi pranuar donacion nga Drejtoria për menaxhim me prona të konfiskuara.

Faleminderim i veçantë për Drejtorin Driton Nebiu për bashkëpunimin që kemi si Komunë e sidomos me ndërmarrjen publike,i cili sot na dorëzoi këtë donacion të rëndësishëm për ngritjen e kapaciteteve të NPK AMBIENTI

Donacioni në fjalë përfshinë një automjet për transport -Kombi i cili do të përdoret për nevojat e Xhamive, edhe pse Komuna posedon automjet special për bartje të kufomave, ky automjet do të përdoret si automjet i dytë në rast nevoja për të qenë në shërbim të gjithë qytetarëve.

Gjithashtu nga ana e Drejtorit na janë dorëzuar edhe mjete pune dhe makineri të ndryshme për nevojat e komunës që do të përdoren për mirmbajtjen e pastërtisë publike.

Me këtë rast, falemnderojmë Drejtorinë për menaxhimin me pronën e konfiskuar për përgjigjen pozitive ndaj kërkesave të ndërmarrjes publike, e në veçanti Drejtorin Driton Nebiu.

Nga takimi i sotshëm jemi dakorduar që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen, gjithmon duke pasur parasysh interesin dhe nevojat e qytetarëve tanë..