Bashkë me shumë qytetarë e Ish-Ushtarë nga Haraçina dhe mysafir nga Kosova si Komandant Ramadan Lima dhe Komandant Xhavit Hasanin,kemi shënuar 5 Majin, ditën Kombëtare të Dëshmorëve

Të nderuar qytetarë

Bashkë me shumë qytetarë e Ish-Ushtarë nga Haraçina dhe mysafir nga Kosova si Komandant Ramadan Lima dhe Komandant Xhavit Hasanin,kemi shënuar 5 Majin, ditën Kombëtare të Dëshmorëve.

5 Maji është një ditë e shënuar në mbarë hapësirat shqiptare e njohur si Dita e Dëshmorëve të Kombit.

Këto janë momente përkujtimi dhe nderimi të veprës dhe sakrificës të gjithë të rënëve për liri.

Sot në Kompleksin Memorial Qëndresa bëmë homazhe dhe vendosëm lule të freskëta në vendëpushimin e tyre të përhershëm.

Si Komunë mbetemi të përkushtuar që mundin dhe sakrificën e Dëshmorëve t’a nderojmë dhe respektojmë me punë të mira dhe në shërbim të qytetarëve, gjithmonë duke pasur idealin e tyre si frymëzim,por edhe duke mos harruar për asnjë moment të vetëm amanetin e tyre.

LAVDI