Arsimtari Xhavit Imeri prej sot do të ushtrojë detyrën e Drejtorit të Shkollës Fillore Komunale,,Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Të nderuar qytetarë

Arsimtari Xhavit Imeri prej sot do të ushtrojë detyrën e Drejtorit të Shkollës Fillore Komunale,,Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Ashtu siç e kam potencuar në shumë raste se arsimi në komunën e Haraçinës ka qenë dhe do të mbetet prioritet i pa diskutueshëm gjat mandatit tim,do të vazhdojmë edhe në të ardhmen t’a japim mbështetje maksimale për të ngritur cilësinë e arsimit dhe njëkohësisht do të punojmë bashkarisht në përmirësimin e kushteve për punë.

Me Drejtorin Xhavit Imeri jemi dakorduar për një bashkëpunim të afërt dhe mbi të gjitha i kam përcjellë gatishmërinë time për t’a ndihmuar në realizimin e projekteve sipas plan programit për vitin 2024 dhe në përputhje me ligjin për vetëqeverisje lokale.

Duke i dëshiruar sukses në punë,drejtorit i kam përcjellë edhe pritshmëritë e mija sidomos në ngritjen e cilësisë së arsimit.

Me këtë rast falemnderoj edhe arsimtarin Zekirja Mustafa për angazhimin e tijë dhe kontributin e deritanishëm.