Sot, në Komunën e Haraçinës ka qëndruar për vizitë Ambasadori i Republikës së Sllovenisë në Maqedoninë e Veriut, z. Gregor Presker, vizitë e parë zyrtare e një ambasadori Slloven në komunën e Haraçinës.
Kryetari Ridvan Ibraimi e ka njoftuar Ambasadorin Presker për punët dhe sfidat por edhe nevojat e Komunës Haraçinë dhe në emër të gjithë banorëve e ka faleminderuar shtetin dhe popullin Slloven për ndihmën e dhënë në realizimin e projektit për efikasitet energjetik të Shkollave Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Bajram Shabani dhe objektit të Komunës,gjithashtu Ambasadori Slloven Gregor Presker ka shprehur gadishmërinë që edhe në të ardhmen të vazhdojë ky bashkëpunim mjaft frytdhënës.
Takimi i sotshëm i paraprinë vizitës së delegacionit të lartë Slloven që do të realizohet nga mesi i qershorit për të promovuar projektin e instalimit të pompave termike dhe fotovoltaikeve në Shkollën Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Bajram Shabani dhe godinën e Komunës të realizuar në bashkëpunim me qendrën për investim dhe zhvillim rajonal nga Sllovenia.
Gjithashtu ishte dëshirë e Ambasadorit për të vizituar lagjen e mobiljeve për të parë nga afër punën dhe prodhimet e minifabrikave që funksionojnë në Komunën e Haraçinës, me shpresë që bashkëpunimi të zgjerohet edhe në fusha të tjera si zhvillimi lokal, arsimi dhe infrastruktura.





