Të nderuar qytetarë
Sot kemi bërë përurimin e sallës së sportit në Shkollën fillore Komunale,, Abdyl Frashëri”.
Me renovimin e tërësishëm të hapsirave të brendshme, e sallën e sportit kemi rrumbullakosur dhe kompletur renovimin e tërësishëm të kësaj shkolle dhe tani mbetet të përfundojmë rregullimin edhe të pjesës së jashtme.
Premtuam dhe po realizojmë me sukses investime shumë të rëndësishme në shkollat tona sepse ky është një investim në ardhmërinë e shoqërisë sonë.
Të dashur qytetarë gjatë këtij mandati në fokus kemi pasur shkollat dhe investimet në ngritjen e standardit dhe krijimin e kushteve për zhvillim të arsimit, kurse tani është radha që bashkarisht të bëjmë një riorganizim krejtësisht të ri të proçesit të arsimit duke pasur në fokus ngritjen e cilësisë dhe nxitjen e konkurencës brenda shkollave tona.
Nevojat e komunës tonë janë të shumta, si në infrastrukturë, ambient, shkolla, shëndetësi e shumë fusha tjera dhe paralelisht po punojmë por tani më mund të konstatojmë se arsimi është një problem i zgjidhur.
Duke ju uruar stafit dhe nxënësve e falenderoj drejtorin Refik Saliun për angazhimin e tij dhe në përgjithësi stafin e shkollës fillore nëntëvjeçare “Abdyl Frashëri” pa mos e harruar kontributin e veçantë të ish-ministrit Jeton Shaqiri dhe Kryeministrit të parë shqiptar zr.Talat Xhaferit.
URIME!








