Sot kemi bërë përurimin e sallës së sportit në Shkollën fillore Komunale,, Abdyl Frashëri”.

Të nderuar qytetarë

Sot kemi bërë përurimin e sallës së sportit në Shkollën fillore Komunale,, Abdyl Frashëri”.

Me renovimin e tërësishëm të hapsirave të brendshme, e sallën e sportit kemi rrumbullakosur dhe kompletur renovimin e tërësishëm të kësaj shkolle dhe tani mbetet të përfundojmë rregullimin edhe të pjesës së jashtme.

✅Premtuam dhe po realizojmë me sukses investime shumë të rëndësishme në shkollat tona sepse ky është një investim në ardhmërinë e shoqërisë sonë.

Të dashur qytetarë gjatë këtij mandati në fokus kemi pasur shkollat dhe investimet në ngritjen e standardit dhe krijimin e kushteve për zhvillim të arsimit, kurse tani është radha që bashkarisht të bëjmë një riorganizim krejtësisht të ri të proçesit të arsimit duke pasur në fokus ngritjen e cilësisë dhe nxitjen e konkurencës brenda shkollave tona.

Nevojat e komunës tonë janë të shumta, si në infrastrukturë, ambient, shkolla, shëndetësi e shumë fusha tjera dhe paralelisht po punojmë por tani më mund të konstatojmë se arsimi është një problem i zgjidhur.

Duke ju uruar stafit dhe nxënësve e falenderoj drejtorin Refik Saliun për angazhimin e tij dhe në përgjithësi stafin e shkollës fillore nëntëvjeçare “Abdyl Frashëri” pa mos e harruar kontributin e veçantë të ish-ministrit Jeton Shaqiri dhe Kryeministrit të parë shqiptar zr.Talat Xhaferit.

URIME!