Të nderuar banorë të Komunës së Haraçinës,
Ju njoftojmë se të dielën, më 12.07, duke filluar nga ora 23:00, në të gjithë territorin e Komunës së Haraçinës do të realizohet spërkatja kundër mushkonjave.
Ky aktivitet ndërmerret me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, uljes së numrit të mushkonjave dhe krijimit të një ambienti më të pastër e më të sigurt për të gjithë banorët.
Lusim bletarët të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve. Gjithashtu, banorëve u rekomandojmë të shmangin qëndrimin në zonat ku zhvillohet trajtimi dhe sipas mundësisë të mbajnë të mbyllura dritaret dhe dyert deri në përfundimin e aksionit.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!