Takim me Shoqatën Humanitare “Bamirsia 2018”
Sot pata kënaqësinë të mirëpres në zyrën time përfaqësuesit e Shoqatës Humanitare “Bamirsia 2018”, të udhëhequr nga kryetari z. Sevdail Bislimi, së bashku me përfaqësues të tjerë të shoqatës.
Gjatë takimit biseduam për mundësitë e bashkëpunimit në projekte dhe aktivitete me interes për qytetarët tanë.
Si Komunë jemi të hapur për bashkëpunim me çdo shoqatë dhe iniciativë që synon të ndihmojë komunitetin dhe të sjellë të mira për banorët tanë.
Falënderoj Shoqatën Humanitare “Bamirsia 2018” për vizitën dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar. Besoj se së bashku do të realizojmë iniciativa që do të kenë ndikim pozitiv për komunën tonë.
Dyert e Komunës së Haraçinës do të jenë gjithmonë të hapura për bashkëpunime në shërbim të qytetarëve.