Sot, së bashku me kandidatin për Kryetar Komune nga AKI-ja Skender Isufi kemi pritur Zv. Ministren e Transportit dhe Lidhjeve, znj. Kaltrina Zekolli, me ç’rast bëmë inspektimin e punimeve në rrugën 12, e cila është drejt përfundimit.

Ky projekt është rezultat i angazhimit tonë që nga viti 2023, kur u përgatit dokumentacioni teknik dhe u aplikua për financim përmes mjeteve të Bankës Botërore.

Rruga është ndërtuar sipas standardeve të Bankës Botërore dhe përbën një arritje të rëndësishme për banorët e kësaj lagjeje, të cilët në të kaluarën janë përballur me dëme të shumta për shkak të mungesës së kushteve adekuate, madje disa herë edhe me përmbytje.

Besoj se me realizimin e këtij projekti kemi dhënë një zgjidhje të qëndrueshme për këtë problem shumëvjeçar. Shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjithë ata që kontribuan në përfundimin me sukses të këtij investimi.