Marrëveshje për përkujdesje shtëpiake – Shërbim i ri social për qytetarët në nevojë të Komunës Haraçinë

Sot, në kuadër të përpjekjeve tona për përmirësimin e shërbimeve sociale në nivel lokal, pata kënaqësinë të nënshkruaj një marrëveshje bashkëpunimi bashkarisht me shoqatën për asistencë sociale
,, Qendra për Asistencë ” dhe Ministrinë për Mbrojtje Sociale dhe Politika Demografike.

📍 Kjo marrëveshje dhe shërbim për qytetarët tanë është mundësuar edhe falë ndihmës së World Bank Group.

Ky shërbim i përkujdesjes shtëpiake në Komunën e Haraçinës,do të ofrohet për:
🔹 Personat me aftësi të kufizuara
🔹 Të moshuarit mbi 65 vjeç
🔹 Qytetarët me kapacitete të kufizuara funksionale
🔹 Ata që nuk kanë mundësi të kujdesen vetë për nevojat e përditshme

Ky shërbim është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së përfshirjes sociale dhe përmirësimit të cilësisë së jetës për më të ndjeshmit mes nesh.

Komuna e Haraçinës mbetet e përkushtuar në mbështetjen e qytetarëve në nevojë, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet relevante.