Marrëveshje për përkujdesje shtëpiake – Shërbim i ri social për qytetarët në nevojë të Komunës Haraçinë

Sot, në kuadër të përpjekjeve tona për përmirësimin e shërbimeve sociale në nivel lokal, pata kënaqësinë të nënshkruaj një marrëveshje bashkëpunimi bashkarisht me shoqatën për asistencë sociale,, Qendra për Asistencë ” dhe Ministrinë për Mbrojtje Sociale dhe Politika Demografike. 📍 Kjo marrëveshje dhe shërbim për qytetarët tanë është mundësuar edhe falë ndihmës së World Bank […]
Patronati i Shkollës “Abdyl Frashëri”

Sot, me krenari dhe emocion, morëm pjesë në manifestimin e organizuar me rastin e patronatit të shkollës fillore “Abdyl Frashëri” në Haraçinë. Nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit bashkë realizuan një aktivitet mbresëlënës, i cili dëshmoi përkushtimin dhe dashurinë për arsimin, kulturën dhe traditën tonë kombëtare. Manifestimi i sotëm ishte vërtet i jashtëzakonshëm – i pasur me […]