Sot, Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Ridvan Ibraimi, dorëzoi 23 vendime pune për kuadro arsimore në institucionet tona edukativo-arsimore.
Vendimet u ndanë për: Çerdhen “Fatosat”
Shkollën fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”
Shkollën fillore “Abdyl Frashëri”
Shkollën fillore “Bajram Shabani”
Ky është një hap i rëndësishëm për përforcimin e sistemit arsimor dhe një dëshmi e qartë se arsimi mbetet prioritet i këtij mandati.
Faleminderit të gjithë arsimtarëve për përkushtimin dhe rolin e pazëvendësueshëm në edukimin e brezave të rinj







