Të nderuar qytetarë të komunës Haraçinë
Data 22 nëntor përbën një ditë përkujtimore në Shqipëri, Kosovë, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në diasporën shqiptare, pasi kjo datë shënon ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Alfabeti u njësua gjatë Kongresit të Manastirit i njohur ndryshe edhe si Kongresi i Alfabetit.
Mes datave 14 nëntor – 22 nëntor 1908 është mbajtur një konferencë akademike në qytetin e Manastirit, për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe.
Në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ligjit për festa, 22 Nëntori 2023 është ditë jo pune.
Të nderuar qytetarë,në emër të Komunës Haraçinë ju urojmë të gjithë shqiptarve këtë festë madhështore dhe shumë të rëndësishme.
Me respekt:
Shërbimi për informim i Komunës Haraçinë