Urimi i Kryetarit të Komunës me rastin e kualifikimit të KF Shkëndija në Ligën e Dytë.

Të dashur sportdashës dhe qytetarë të komunës sonë,

Me kënaqësi dhe krenari të veçantë e përgëzojm në emrin e Komunës së Haraçinës klubin tonë të dashur, KF Shkëndija, për kualifikimin në Ligën e Dytë!

Jemi të bindur se ky është vetëm fillimi i një rruge të re dhe të suksesshme për sportin në komunën tonë. Si komunë, do të vazhdojmë të mbështesim sportin dhe të rinjtë tanë, sepse besoj fort se përmes sportit ndërtojmë komunitete më të forta, më të shëndosha dhe më të bashkuara.

Përpara Shkëndija – së bashku drejt fitoreve të reja!