Takimi me mërgimtarët e komunës tonë

Kryetari i komunës së Haraçinës z. Ridvan Ibraimi së bashku me kryetarin e këshillit z. Sejdi Nebiu si dhe administrata komunale i mirëpritën ata në hapësirat e komunës.

Kryetari ju dëshiroi mirëseardhje dhe pushime të mira në vendlindje si dhe i falenderoi për kontributin që po japin për ne në vazhdimësi.

Patëm rastin të shihemi nga afër dhe të bisedojmë së bashku për shumë tema dhe për punët që na presin ti realizojmë në të ardhmen për të mirën e Haraçinës.