Sot programin e shënimit të 24 Qershorit e filluam me aktivitete sportive pranë SHFK “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”

Sot programin e shënimit të 24 Qershorit e filluam me aktivitete sportive pranë SHFK “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, ku u zhvilluan turnire në futboll dhe volejboll me pjesëmarrjen e nxënësve dhe të rinjve të komunës sonë.

Aktivitetet vazhdojnë sipas programit:

15:00 – Zbulimi i pllakës përkujtimore në shtëpinë bazë të UÇK-së, në shtëpinë e z. Ragmi Emini – Komandant Musteqja.

16:30 – Homazhe te Varrezat e Dëshmorëve.

17:30 – Manifestimi qendror në Amfiteatrin e Hapur pranë Komunës së Haraçinës.

Mirë se vini!