Sot Kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, zhvilloi një takim me Zëvendësministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha.

Sot Kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, zhvilloi një takim me Zëvendësministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha.

Gjatë bisedës u diskutua mundësia e hapjes së një zyre të Ministrisë së Bujqësisë brenda hapësirave të Komunës, ku fermerët do të kenë mundësi të kryejnë shërbimet administrative dhe aplikimet për fondet IPARD pa pasur nevojë të udhëtojnë larg.

Takimi u përqendrua në nevojat konkrete të fermerëve dhe në mënyrat për t’i afruar institucionet më pranë tyre, me qëllim mbështetjen e zhvillimit të bujqësisë lokale.

Gjithashtu, u theksua se çmimi i qumështit është rritur për 3 denar për litër, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e të ardhurave të fermerëve.