Sot, Kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, priti në takim përfaqësuesit e Bashkimit Europian, me të cilët u zhvillua vizita monitoruese e projektit “BE CLEAN BE GREEN – BËHU I PASTËR, BËHU I GJELBËR”.
Ky projekt, i financuar nga IPA Fondet e Bashkimit Europian në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut, ka për qëllim përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave dhe mbrojtjen e mjedisit.
Në këtë njësi do të realizohet selektimi i mbeturinave, përfshirë plastikën, letrën, metalin dhe materiale të tjera të riciklueshme, duke kontribuar në një mjedis më të pastër dhe më të sigurt për qytetarët.
Gjatë vizitës u inspektua nga afër fabrika, ku u vlerësua ecuria e punimeve dhe progresi i deritanishëm i projektit.
Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të gjelbër për komunën tonë.






