Sot, Kryetari i Komunës z. Daut Beqiri nënshkroi marrëveshjen për realizimin e një projekti të ri për komunën tonë, në kuadër të Programit për zhvillim të barabartë rajonal për vitin 2026.
Komuna jonë është ndër përfitueset e këtij programi të rëndësishëm zhvillimor, në mesin e 56 marrëveshjeve të nënshkruara me komunat dhe qendrat për zhvillim të rajoneve planore.
Vazhdojmë me përkushtim dhe angazhim maksimal për të sjellë projekte konkrete dhe investime në interes të qytetarëve tanë.





