Sot, Kryetari i Komunës z. Daut Beqiri mori pjesë në shënimin e patronatit të shkollës “Bajram Shabani” në Grushinë, një ngjarje e rëndësishme kushtuar arsimit dhe edukimit të brezave të rinj.
Me këtë rast, u shpreh mirënjohje për drejtorin e shkollës, mësimdhënësit dhe prindërit për përkushtimin dhe kontributin e tyre në procesin edukativo-arsimor. Arsimi mbetet themeli i zhvillimit të shoqërisë dhe i së ardhmes sonë.
Nxënësve iu uruan shumë suksese në rrugën e dijes, me inkurajimin që të vazhdojnë me përkushtim dhe disiplinë.
Urime patronati i shkollës “Bajram Shabani” në Grushinë!














