Sot kisha nderin të mirëpres Gjeneral Esat Çollaku nga Kosova, ish-Komandant bataljoni në luftën e Kroacisë dhe Oficer i lartë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës,themelues dhe Komandant i Brigadës 111 ,,Tigrat e Zi”

Të nderuar qytetarë të komunës Haraçinë

Sot kisha nderin të mirëpres Gjeneral Esat Çollaku nga Kosova, ish-Komandant bataljoni në luftën e Kroacisë dhe Oficer i lartë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës,themelues dhe Komandant i Brigadës 111 ,,Tigrat e Zi” aktualisht Kryetar i Unionit të Shqiptarëve në Kroaci i cili ishte i shoqëruar nga Koloneli Gjer Kolgjera dhe Enver Bardhi zv.Komandant i njësitit-ushtarak të Komandant Teli në luftën e vitit 2001

Fillimisht duke i faleminderuar për vizitën, Gjeneral Çollakut në shenjë mirnjohjeje i kam ndarë një pllaketë me stemën e Komunës duke e faleminderuar në emër të gjithë qytetarëve të Komunës Haraçinë.

Më pas kemi vizituar Kompleksin memorial,,Qëndresa” për të nderuar Dëshmorët e U.Ç.Kombëtare me ç’rast kemi bërë Homazhe.

Ishte dëshirë e Gjeneral Çollakut që të vizitoj edhe familjen Ajdini dhe bashkarisht qëndruam në konakun e Bacës Ismail për të vizituar edhe nipin e tij Advan Ajdini të cilit i dëshiruam shërim sa ma të shpejtë..