Shkolla fillore komunale,,Abdyl Frashëri” sot po shënon ditëlindjen e parë

Kryetari i komunës Haraçinë Ridvan Ibraimi ka marrë pjesë në shënimin e patronatit të Sh.F.K Abdyl Frashëri

Në një atmosferë festive dhe në prezencën e shumë veteranëve të arsimit,qytetarë,prindër dhe nxënësit e Abdyl Frashërit është shënuar sot patronati i Sh.F.K. ,, Abdyl Frashëri”

Me këtë rast Drejtori Refik Saliu pasi ka përshëndetur të pranishmit ka theksuar se themelimi i kësaj shkolle do të ndikoj direkt në ngritjen e cilësisë së arsimit në Komunën e Haraçinës dhe për këtë ka falenderuar Kryetarin e Komunës Ridvan Ibraimi për punën e palodhur dhe vendosmërinë e tijë për të themeluar këtë shkollë.

Saliu gjithashtu ka folur edhe për punët ndërtimore që po zhvillohen në këtë shkollë,me ç’rast ka theksuar se tani më kjo shkollë është renovuar tërësisht si nga brenda ashtu edhe nga jashtë.

Kryetari i komunës Haraçinë Ridvan Ibraimi në fjalën e tijë ka theksuar se ndarja e shkollave dhe themelimi i Shkollës ,, Abdyl Frashëri” ka qenë një proçes i vështirë por i sukseshëm dhe fal angazhimit dhe ndihmës së Ministrit të Arsimit Jeton Shaqiri sot kemi një shkollë krejtësisht të re dhe të pajisur mirë me standarde të larta dhe kushte shum të mira për zhvillimin e proçesit edukativo arsimorë.

Kryetari Ibraimi gjithashtu ka falenderuar stafin e shkollës në krye me Drejtorin Refik Saliu dhe zv.Drejtorin Azam Aki për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre maksimal që sot të kemi një objekt shumë modern në Komunën tonë.

Kryetari Ridvan Ibraimi ka falenderuar gjithashtu edhe arsimtarët dhe ka porositur që të japin maksimumin dhe të punojnë pa reshtur në ngritjen e cilësisë së arsimit,kurse ndihma dhe mbështetja e komunës në këtë drejtim nuk do të mungoj asnjë moment.

Patronati i parë i SH.F.K ,, Abdyl Frashëri” ka përfunduar me shum porosi dhe mesazhe për sukses dhe arritje në të ardhmen.